Në Shqipëri, rreth 70 % e të rinjve të grupmoshës 15-29 vjeç jetojnë ende në familje të mbipopulluara.
Sipas një raporti të Eurostat, Shqipëria ka përqindjen më të lartë të të rinjve që jetojnë në familje krahasuar me dy vendet fqinje, Greqinë dhe Italinë.
Nga statistikat e studimit, në Greqi të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara arrin në 48% dhe në Itali 44 %.
Sipas ekspertëve, në Shqipëri kjo vjen si rezultat edhe i kulturës familjare ku shumë të rinj e kanë të vështirë të shkëputen nga familja. Por edhe për faktin pasi në disa zona ende mbizotëron tradita e jetesës me prindërit.
Në vendet e Europës të rinjtë që jetojnë në familje të mbipopulluara u vlerësua të ishte jo më shumë se 26%.
Normat më të ulëta të regjistruara u raportuan nga Qipro dhe Malta (të dyja shënuan 4%), Irlanda (5%), Holanda dhe Belgjika (me 8%).
Shkalla e mbipopullimit u bazua tek hapësira e banesës, anëtarëve të saj si dhe kostos së jetesës.