“Mezi pres që nëna ime të vdesë…”/ Deklarata shokuese e aktores së famshme

Aktorja e famshme, Drew Barrymore, i ka lënë të gjithë pa fjalë me një deklaratë që ka bërë së fundmi. Për “New York Magazine”, ajo ka thënë se mezi pret që nëna e saj, Jaid Barrymore, të vdesë.

Por jo vetëm kaq, pasi aktorja ka shtuar se është xheloze për shoqet e saj që tashmë i kanë humbur prindërit.

“Të gjitha nënat e tyre kanë vdekur, kurse e imja, jo. Dhe them me vete, unë nuk e kam atë luks. Mirëpo, mezi po pres. Nuk dua të jetoj në një gjendje kur dua që dikush të vdesë më herët sesa duhet, në mënyrë që të mund të rritem. Në fakt, dua që ajo të jetë e lumtur dhe të lulëzojë dhe të jetë e shëndetshme. Por, unë duhet të rritem pavarësisht se ajo ndodhet në këtë planet”, është shprehur aktorja e famshme. Por se nga fundi i intervistës, Barrymore u pendua për gjithçka që tha fillimisht.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.