Temperatura të larta dhe stuhi shiu/ Ja si parashikohet moti për ditën e sotme

Miks Albania

Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa në territorin shqiptar, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta gjatë orëve të paradites. 

Orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në qarqet, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër ku priten edhe mini-stuhi breshëri.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin serish përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në vlerat minimale, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.