Zbulohet personazhi i njohur nga bota e krimit me të cilin Saimir Tahiri ndau qelinë

Pasi Gjykata e Elbasanit vendosi që lirojë nga burgu ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, ky i fundit ka lënë qelinë dhe do të dërgohet në banesën e tij në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Gazetarja Klodiana Lala tha se Tahiri po shoqërohet nga një makinë policie drejt Tiranës, ndërsa ai do të duhet të kryejë dënimin e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë burg në banesë.

“Pjesën e mbetur prej 1 vit e 8 muaj e 15 ditë do e kryejë në shtëpi. Mund të ketë dhe momente që do të dalë nga banesa. Gjysmëliria mund të aplikohet për persona të caktuar. Do të duhet të jetë në ambientet e banesës kur policia do të jetë në banesë. Gjysmëliri nuk aplikohet për të gjithë, por për persona të veçantë. A nuk paraqet rrezikshmëri për t’u largur. Ai mund të ishte në arrati, por vendosi që t’i përgjigjej procesit. Tahiri u dënua me 5 vite burgim për shpërdori detyre, iu reduktuar me 3 vite e 4 muaj. Fëmijët janë të dy të mitur në kuptimin ligjor. Gjykata nuk është mjaftuar vetëm me një ekspertizë mjeko-ligjore. Por ka caktuar një grup ekspertësh. Ata kanë dalë në konkluzion që; bashkëshortja e Tahirit është e paaftë për t’u kujdesur për fëmijët. Kur njëri nga prindërit është i pamundur për t’u kujdesur, automatikisht kujdeset prindi tjetër, që në këtë rast është Tahiri.”, tha Lala.

Gazetarja ndër të tjera zbuloi se kush ishte personi me rrezikshmëri të lartë për të cilën avokati i Tahirit foli në një dalje për mediat.

Gazetarja tha se bëhet fjalë për Safet Bajrin, person i lakuar në trafik droge, me të cilin thuhet se ish-ministri ka ndarë qelinë.

Haxhia tha se krimineli  kishte shprehur keqardhje që po lirohej nga burgu, ndërkohë Tahiri vuante dënimin në qeli.

“Safet Bajri, person me rrezikshmëri, që ishte në një qeli me Tahirin tha: Mua po më vjen keq që po iki në shtëpi dhe ish-ministri i Brendshëm qëndron në burg. Duhet të kem një indice që të them se është vendim politik. Bosët e krimit, apo ata politikë dhe ish-zyrtarë se kryejnë deri në fund dënimin e tyre. Dikur një bos krimi, avokat i të cilit ka qenë zoti Haxhia, u lirua se kishte probleme me gjurin. Dhe u lirua nga burgu se dhimbja e gjurit ia pamundësonte qëndrimin në burg. Mund të ketë diçka mbrapa, por a ka një pakt? Nuk mund ta them. Duhet të kem fakte”, pohoi gazetarja.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.