Nusja vdiq dje në aksidentin në Korçë, vjehrra nuk duron lajmin e kobshëm dhe pëson infarkt

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar ditën e djeshme në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, pranë fshatit Cankonj.

Një makinë tip “Ford” me drejtues shtetasin E. M., u përplas me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë ndërroi jetë pasagjerja e cila udhëtonte me mjetin “Ford”, e identifikuar si Miranda Malolli.

Si të mos mjaftonte kjo, një lajm tjetër i kobshëm vjen nga familja e Miranda Malollit, vjehrra e trë cilës ka ndërruar jetë pasi ka mësuar se nusja kishte ndërruar jetë në aksident. Burime për media bëjnë me dije se gruaja ka ndërruar jetë si pasojë e një infrakti.

Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë shpejtësia e madhe e njëra prej mjeteve të aksidentuara.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.