Tensionet në veri të Kosovës, NATO shton forcat ushtarake

NATO ka shtuar forcat ushtarake në veri të Kosovës par tensioneve në veri të Kosovës, ku disa ushatrë kanë mbetur të plagosur.

Me anë të një postimi në tëitter, NATO njofton se forcat shtesë po vendosen për shkak të përplasjeve dhe se KFOR do ketë gjithë mbështetjen që i duhet për të pasur një mjedis të sigurt dhe të lirë për lëvizjen e gjithë komunitetot.

“NATO vendos forca shtesë në Forcën e Kosovës në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të Forcës së Kosovës të NATO-s, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore.

Po monitorojmë nga afër situatën në Kosovë dhe do të vazhdojë të koordinohet me KFOR-in për t’u siguruar që ata kanë të gjitha aftësitë dhe forcat që u nevojiten për të siguruar në mënyrë të paanshme një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet”, thuhet në postim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.