Nënë e dy fëmijëve/ Identifikohet e reja që dhunoi barbarisht djalin e saj 3-vjeçar në Durrës

Është identifikuar nga policia e reja, e cila disa ditë më parë u shfaq duke dhunuar barbarisht fëmijën e saj të mitur në Durrës.

Policia ka njoftuar se e reja është 22-vjeçarja Kristina Aliu, e cila përveç djalit 3 vjeç ka dhe në fëmijë tjetër, vetëm 6 muajsh. Pikërish fëmija i dytë është bërë shkak që ajo të mos arrestohet, pavarësisht dhunës që i ushtronte djalit të saj të mitur. Në njoftim thuhet se 22-vjeçarja do të procedohet në gjendje të lirë.

Policia raporton gjithashtu se e reja lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme të vendit.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.