Trazirat në veri të Kosovës dhe DHUNA ndaj KFOR, reagon kryeministri Rama: Dhunuesit e tyre të verbër…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas trazirave në veri të Kosovës, ku mbetën të plagosur disa ushtarë të KFOR-it.

Nëpërmjet një postimi në llogaritë e tij zyrtare kryeministri Rama është shprehur se ky konflikt dëmton Kosovën në sy të aleatëve, ndërkohë që shton se sa më shumë të zgjatet ky konflikt aq më keq është për Kosovën.

“Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova!”, shkruan kreu i qeverisë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.