Futbollisti shqiptar i propozon për martesë partneres në mes të fushës

Futbollisti shqiptar, i cili luan për klubin spanjoll të “Granada”, Myrto Uzuni, i ka propozuar për martesë partneres e tij Uarda Hyseni, ne mes të fushës.

Sikur të mos mjaftonte shpallja kampion me Granada-n, ngjitja në La Liga dhe “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar vendosi që të prodhonte një tjetër “eurogol”, por kësaj here për sa i përket jetës private.

Uzuni kishte përgatitur një plan special: “Uarda do të martohesh me mua”?, ishte fraza e cila u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës në fundin e ndeshjes, duke i emocionuar të gjithë.

Pasi Uarda i tha “Po”, Myrto gjithashtu i dhuroi një buqetë të bukur me trëndafila të kuq.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.