Tragjike në Tiranë, 44 vjeçari hidhet nga kati i 15-të i pallatit dhe ndërron jetë

Miks Albania

Një burrë i ka dhënë fund jetës në Tiranë, duke u hedhur nga kati i 15-të i një pallati në ndërtim e sipër. Ai jetonte në rrugën “Mujo Ulqinaku” dhe paraditen e kësaj të shtune ka shkuar në objektin që ndodhej në bulevardin “Bajram Curri”, për të kryer aktin e vetëflijimit.

Në kushte të rënduara psikologjike, dyshohet nga depresioni, shtetasi E.T është hedhur nga kati i 15-të i pallatit në ndërtim e sipër dhe ka rënë në katin e 10-të.

Fatkeqësisht, duke qenë se lartësia ka qenë e madhe, 44 vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve që e kanë shtyrë këtë shtetas drejt vetëflijimit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 27.05.2023, shtetasi  E. T., 44 vjeç, banues në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ka shkuar në një pallat në ndërtim e sipër, në bulevardin “Bajram Curri”, dhe dyshohet se në kushte depresioni, është vetëhedhur nga kati i 15-të i kësaj ndërtese dhe ka rënë në katin e 10-të.

Si pasojë 44-vjeçari ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut të vetëhedhjes së 44-vjeçarit nga lartësia.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.