Mjafton një postim i Luiz Ejllit në profilin e tij të “Instagram”-it që menjëherë të nisin pëlqimet dhe komentet.
Ditën e sotme, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP” ka postuar një fotografi të tij dhe bashkëngjitur me të shkruan:
“Foto si jashtë shtetit”.
Madje edhe ish-banorja e BB VIP, Kejvina Kthella, kishte diçka për t’i thënë Luizit.
“Këtë bluzën duaaaa! Ma nis me postë”, ka shkruar ajo, duke etiketuar edhe këngëtarin e dashur për publikun. Ky i fundit ende nuk i ka kthyer përgjigje, por fansat po presin një reagim, pasi së fundmi Luizi ka komentuar në fotot e tij apo edhe të ish-banorëve të tjerë.