Një ditë më parë një ngjarje e rëndë në Kavajë ka tronditur thellë opinionin publik ditën ku një 48-vjeçar ka mbetur i vdekur pas një plumbi gjatë kohës që ishte duke konsumuar kafen me babain e tij.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se ngjarja ka ndodhur për shkak të një hakmarrje ku vëllai i Arjan Gosës (viktima) ka vrarë me thikë vëllain e Habib Rexhës (autorit).
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në mars dhe të dy personazhet e përfshirë atje kanë ndërruar jetë.
Ndërkohë në studion e Shqipëria Live avokati Kujtim Ibraj ka treguar zanafillën e vërtetë të konfliktit mes familjes Gosa dhe Rexha.
Sipas avokatit ngjarja ka ndodhur sepse familja Gosa e cila jetonte në Kavajë, ishin gjithë kohës duke akuzuar familjen Rexha prej origjinës së tyre veriore.
“Rexha është vrarë sepse i thoshin që “Ju malokët nuk keni pse të jetoni këtu në Kavjaë.”
Ngjarja ka ndodhur për arsye që thoshin “je nga veriu, je malok”.
Famijen Rexha e ka tronditur shumë vrasja e vëllait të tyre në sy të fëmijës, sepse i dimë dhe traumat që mund të kenë fëmijët. Kjo gjë nuk lejohet as në Kanun. Vrasja ka qenë pak në pabesi, sepse në momentin që Altin Rexha ka marrë djalin përdore dhe ka dashur të largohet ai është therur me thikë nga mbrapa dhe kjo është një lloj pabesie.
Organet shtetërore duhet të kishin mbajtur nën vëzhgim të dyja familjet.”- tha avokati në studio.