Ekzekutimi në Kavajë, ja kush është viktima që u qëllua me armë në lokal

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi pasditen e kësaj të diele në Kavajë.

Sipas të dhënave të para, viktimë nga të shtënat dyshohet të ketë mbetur Arian Gosa, vëllai i Edmond Gosës.

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin Arian Gosa.

Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit”, tha policia.

Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Kujtojmë se Edmond Gosa i cili njihej edhe me emrin Armand Gosa mbeti i vrarë më 29 Mars të këtij viti po në Kavajë, pas një konflikti me Sali Rexhën. Ngjarja në fjalë ndodhi në një lokal dhe dy 43-vjeçarët vranë njëri-tjetrin.

Gosa e goditi me thikë, ndërsa Rexha e qëlloi me armë zjarri.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.