Është përpallur sot me trupën gjykuese të Gjykatës së Elbasanit, shtetasi Tefik Tashi. Ky i fundit 58 vjeç vrau me sëpatë dy ditë më parë kunatën e tij, Alma Qevanin në fshatin Kusarth për motive të dobëta. Në seancë, Tashi u njoh me masën e arrestit me burg pa afat nga ana e Gjykatës, masë e kërkuar më herët nga prokuroria e Elbasanit.
Tafik Tashi ka deklaruar para trupës gjykuese se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit të shkonte në shtëpinë ku jetonin së bashku.
Ndër të tjera, Tafik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte shpesh, sidomos kohët e fundit duke i thënë se është impotent.
“Kishte kohë që më ofendonte nuk munda ta duroj dot, ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve fjalën impotent”, është shprehur Tashi.