E Fundit/ Grabitet një postë në Tiranë

Një postë private është grabitur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Bëhet me dije nga njoftimi i policisë se posta ka qenë në rrugën “5Maj” teksa një person i armatosur me thikë ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh.

Policia është në vendin e ngjarejs dhe po heton për zbardhjen e saj.

Informacion paraprak
Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën “5 Maji”, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.