44-vjeçarja u vra nga kunati, fqinjët: Ishin të dyja të mbuluara me gjak

Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në fshatin Kusarth të Elbasanit, ku 58 vjeçari Refik Tashi vrau me sëpatë kunatën e tij, Alma Qevani.

Lidhur me këtë ngjarje, kanë folur fqinjët e viktimës 44-vjeçare. Njëra prej tyre tregon momentin kur ndodhi ngjarja. Ajo thotë se dëgjoi zhurma dhe kur doli jashtë pa 44 vjeçaren të shtrirë përtokë, ndërsa e motra ishte pranë saj e mbuluar në fytyrë me gjak. Fqinja i përshkroi dy motrat si vajza të mira dhe se nuk kishin probleme me njeri.

“Dëgjova zhurmë. Kërkoi ujë. Kishte gjak nga fytyra. Tjetra ishte shtrirë. Ajo që nuk plagosur kishte plagosur kishte gjak nga fytyra. Dëgjova zhurma dhe dola. Kërkoi ujë, mora një kovë dhe ia çova. Gocat janë të mira, në punë të vet. Dhëndrin s’e njoh.”, u shpreh fqinja.

Ndërsa një tjetër fqinje tha: “Ishte shumë vajzë e mirë. Unë nuk e njoh, thjesht e kam parë kalimthi. Nuk kemi dëgjuar as sherr edhe as debate. Unë nuk kam qenë në shtëpi kur ndodh ngjarja.”, u shpreh fqinja. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.