30 persona kanë mbetur të plagosur nga aksidenti i shënuar në Prishtinë, ku një autobus me nxënës u përplas me një kamion dhe një makinë.
Autobusi i aksidentuar i kompanisë “Graniti Trans” nga Presheva, po transportonte maturantë të shkollave nga komuna e Vraglit, të cilët ishin nisur për një ekskursion në Shqipëri.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 30 persona, shumica e tyre maturantë. Në foto e mëposhtme shihet se ambulanca dhe policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja dhe një kamion me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore”, ka deklaruar Bajram Krasniqi, zëdhënësi i policisë së Kosovës.