Arrestohet Hasbulla Magomedov. Mësohet se Magomedov është arrestuar në vendlindjen e tij Dagestan, për shkak të shkeljeve të shumta gjatë drejtimit të automjetit teksa ka qenë me një grup miqsh duke festuar martesën e njërit prej tyre.
Siç raportojnë mediat, 20-vjeçari dhe miqtë e tij kanë bllokuar një rrugë kryesore për të bërë donuts. Hasbulla në rrjetet sociale kërkoi falje për ngjarjen dhe premtoi se nuk do ta bënte më kurrë teksa konfirmoi se nuk ishte ai që drejtonte makinën. “Kjo nuk do të ndodhë më, kërkojmë falje. Duhet të përgjigjemi për këtë. Unë nuk po i jepja makinës.”, shkroi Hasbulla në Twitter.
Ministria e Punëve të Brendshme të Dagestanit bëri një deklaratë në të cilën thuhet se djegia e gomave dhe bllokimi i rrugëve është një traditë e zakonshme në vend kur festohet një martesë.
“Argëtimi i shfrenuar për raste dasmash në Dagestan është traditë për shumë njerëz. Në mungesë të mënyrave të tjera të argëtimit, një opsion i tillë primitiv është ende jashtëzakonisht i popullarizuar – bllokimi i rrugëve për përdoruesit e tjerë të rrugës, djegia e gomës, përplasja e makinave me njëra-tjetrën dhe shumë karakteristika të tjera që, në fakt, nuk kanë të bëjnë fare me festën. Të gjithë pjesëmarrësit u dërguan në polici dhe në lidhje me ta, punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Trafikut të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Dagestanit hartuan protokolle administrative për të gjitha shkeljet.”, -shkruhet në deklaratë.
Sipas ministrisë grupi i miqve kishte deklaruar se “emocionet e dasmës” kishin bërë që ata të kryenin veprime të tilla.