Luizi dhe Kiara kurorëzuan dashurinë e tyre, kush ishin të ftuarit dhe kush mungoi në ceremoninë e çiftit?

Një natë plot emocione ka qenë ajo e finales së madhe të Big Brother Vip 2. Miëjra shqiptarë të mbërthyer pas ekranit përveç fitores së Luizit mezi po prisnin dhe ceremoninë e tij të martesës.

Këngëtari i dha fund beqarisë mbrëmjen e djeshme në një ceremoni madhështore në Bashkinë e Tiranës.

Nusja, Kiara tito, u shoqërua në altar nga babai i saj i cili kishte ardhur nga Italia për të qenë afër vajzës së tij në këtë ditë të rëndësishme.

Ajo që u vu re që mes njerëzve të afërm të Luizit, i pranishëm në ceremoni ishte vetëm shoku i tij i fëmijërisë, Jon Ndoja i cili ishte edhe dëshmitar i dhëndrit, ndërkohë nuk u pa asnjë familjar i këngëtarit.

Kjo mungesë e tyre ka sjellë dhe reagime të forta në rrjet të cilët kanë filluar të aludojnë se mos vallë familaj e Luizit nuk ka qenë dakort për këtë dasëm, ndonëse më herët Kiara tha se kishte takuar të ëmën e këngëtarit dhe se gjithçka kishte shkaur mirë.

Nga ana tjetër, familjarët e Kiarës kishin ardhur në ceremoni duke nisur nga halla, tezja dhe fëmijët e saj dhe gjyshja e moderatores, e njohur edhe për publikun si nëna Leta.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.