75 vjeçari Geoffrey Hinton, i cili njihet gjerësisht si “babai” i inteligjencës artificiale, ka lënë punën duke paralajmëruar për rreziqet që janë duke u paraqitur me përparimin në këtë fushë.
Babai i inteligjencës artificial ka njoftuar dorëheqjen e tij nga kompania Google përmes një shkrimi për gazetën NeW York Times, duke thënë se tani i vjen keq për punën e tij.
Në një intervistë për BBC, ai ka thënë se disa nga programet e inteligjencës artificiale janë “mjaft të frikshme”.
“Aktualisht, ato nuk janë më inteligjente se ne – me sa mund të them. Por, mendoj se së shpejti mund të jenë”, ka thënë Hinton.
“Jam 75 vjeç, kështu që është koha të tërhiqem”, ka thënë Hinton.
Në shkrimin e tij për gazetën Neë York Times, Hinton u është referuar “aktorëve të këqij”, të cilët mund të përpiqen ta përdorin inteligjencën artificiale për “gjëra të këqija”.
Kur është pyetur nga BBC-ja për ta elaboruar këtë, ai është përgjigjur: “Ky është thjesht një lloj i skenarit më të keq, një skenar makthi”.
“Mund ta imagjinoni, për shembull, një aktor i keq si [presidenti rus, Vladimir] Putin vendos t’u japë robotëve aftësi për të krijuar qëllimet e tij”, ka thënë Hinton.
Shkencëtari kryesor në Google, Jeff Dean, ka thënë se kompania “mbetet e përkushtuar për një qasje të përgjegjshme ndaj inteligjencës artificiale”.
“Ne po mësojmë vazhdimisht t’i kuptojmë rreziqet në zhvillim”, ka thënë ai.