Policia britanike ka arrestuar ditën e sotme shtetasen britanike, e cila ishte shpallur në kërkim me akuzën për përfshirjen në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.
Teksa më herët u raportua që në pranga ra pororsitësi dhe organizatori i krimit Edmond Haxhia, së bashku me dy shtetas britanikë të përfshirë, tashmë edhe shtetasja Harriet Bridgeman, e cila kishte rolin e vëzhgueses së Nikulajt është ndaluar. Bridgeman pritet të ekstradohet drejt vendit tonë.
Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen
Njoftimi i policisë:
Në vijim të punës kërkimore për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për vrasjen e shtetasit Ardian Nikulaj, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë shqiptare dhe asaj britanike, pas shkëmbimit të informacionit, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, shtetasja britanike H. B.
Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të 2 personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.