“Je fëmijë dhe kaq”/ Nita debaton me Kristin: Sa më shumë flet, aq më keq del 

Pas lojës nga Frontera Medical Spa, një debat i ashpër u zhvillua mes Kristit dhe Nitën, pasi kjo e fundit nuk gjeti asnjë përgjigje të saktë, për pasojë nuk fitoi asnjë shumë monetare për ta shpenzuar në qëndrën estetike.

Në debatin mes tyre u përfshinë dhe banorët e tjerë, të cilët e cilësuan Kristin si kalama. Kristi i tha Nitës se ai e ndihmoi atë, madje ia tha tre herë përgjigjen. Efi i tha Kristit se ai do vetëm veten e vet dhe askënd tjetër në shtëpi.

Teksa Efi po diskutonte me Kristin, Qetsori u shpreh se ende nuk e kupton se si ai arriti deri në këtë pikë të lojës.

Ky i fundit u shpreh se Kristi nuk do të ndihmoi askënd, ndërsa Efi për të ulur gjakrat, i tha Nitës se ajo do i japë zarfin e saj, që të bëjë trajtime te Frontera Medical Spa.

Kristi i tha Nitës se është shumë e shëmtuar fakti që ajo po kërkon ndihmë për këtë çështje, ndërsa ajo tha i Kristit se sa më shumë flet, aq më keq del.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.