Vrasësi famëkeq Dan Hutra ka rrëfyer detaje të reja nga krimet e kryera më 1 mars, ku u mori jetën 3 grave dhe plagosi 3 të tjera.
Nga burgu, ai ka treguar se çdo gjë e kishte të planifikuar, madje se kë do vriste të parën e kohën kur do i kryente këto akte të rënda. Ai tregoi se në momentin që shkoi të Marjana, gruaj e parë që ai plagosi në zonën e Astirit, kjo e fundit ngeli e habitur por i k thënë: “Erdhe, po të prisja”.
Më tej, Hutra tha se tentoi ta vriste me biçak po s’ja doli dot, duke e qëlluar me atë që hap verën.
“Kam ndejtur deri në orën 3 në tallava, kam shkuar te hoteli, në orën 7 kam dalë nga hoteli kam shkuar kam pirë kafe te kafja 24 orëshe në Institut, dhe atë ditë kisha planifikuar të shkoja fillimisht te Marjana, kisha lënë makinën e parkova makinën, kallashin e kisha brenda në makinë.
Kallashin e kam marrë në Kukës e kam pasur të fshehur vite vite atë. Madje për fat të mirë ai kuptohet se është shumë i ndryshkur. Ka qenë rreth 17-18 vjet në tokë. Te Marjana unë kam shkuar në orën 12 pa 10. Dhe atë ditë kur kam shkuar ta vras, sa më pa ka parë te shkallët se po zbrisja dyqanin, ka ngelur, u befasua. Tha erdhe, po të prisja tha. Dhe në moment jemi ngjitur dhe kam nxjerrë biçakun nga xhepi. Nuk u hap biçaku. Duke forcuar me dorë me hap biçakun, u hap ajo që hap verën dhe ja kam futur me atë e kam gërvishtur. Do ta mbysja dhe me thonj, u fut njëri në dyqan. Aty dola se unë nuk doja të dështoja se kisha hall me shku te shtëpia e vjehrrit edhe te shtëpia e Ladit. Jam larguar. Makinën e kisha lënë mu te pallati Marjanës, te Malazezi, kisha parkuar se e kisha më të kollajshme me ik për Institut. Atë ditë pres dorën unë, nuk e di se si e pres dorën, u futën ca njerëz në dyqan ika. Me dorë të prerë kam shkuar direkt te makina, kam shkuar te makina, kam marrë rrugën për Institut, jam kthyer direkt e te vjehrri.
Po të kishte lajmëruar Marjana policinë, unë nuk do kisha shanse me arrit deri atje. Nuk e ka lajmëruar policinë domethënë që mos të zbulohen gjërat.”- tha Hutra.