56-vjeçari bie nga kati i katërt i ballkonit, transportohet në spital

Një 56-vjeçar në Tiranë ka rënë nga kati i katër i ballkonit, në rrugën “Margarita Tutulani”. Sipas policisë, ai është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2023, rreth orës 07:15, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka rënë nga kati i katërt i pallatit, shtetasi A. B., 56 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.