Një sherr mes disa të rinjve është shënuar mbrëmjen e sotme në Bulevardin e qytetit të Elbasanit.
Bëhet me dije se të rinjtë janë përplasur fizikisht dhe kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta. Si pasojë e këtij sherri një person ka mbetur i plagosur dhe është nisur me urgjencë për në spital.
Nuk dihen ende detaje në lidhje me ngjarjen dhe sa persona kanë qenë të përfshirë. Policia ka mbërritur në vneidn e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj përplasje mes të rinjve.