E FUNDIT/ E RËNDË në Shëngjin, vritet me armë biznesmeni

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në një lokal në afërsi të portit të Shëngjinit. Mësohet se personi i vrarë është biznesmeni Ardian Nikulaj.

Mendohet se atentati ka qenë i mirëmenduar sepse biznesmeni është lënë i vdekur në vend, dhe nuk ka pasur asnjë person tjetër të plagosur.

Biznesmeni ka qenë kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit të vitit 2021.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.