Mbrëmjen e djeshme ka lënë përfundimisht shtëpinë e “Big Brother VIP” Elvis Pupa. Ky i fundit ishte në një televotim me Dea Mishel, Nita Latifin, Jori Dellin dhe Qetsor Ferrunajn.
Pasi shkoi në studion e madhe të BB VIP, aktori i njohur u shpreh se ndihet mirë që ka dalë, pasi nuk do e vazhdonte më shumë.
“Faleminderit publikut që më nxori jashtë se nuk mundesha dot me qëndruar më. Më keni bërë një nder që nuk di si me jua shpërblyer.
E para e punës nuk ishte skemë. Që kur hyra në fillim u ‘zhgënjeva’, të dëgjova zërin e thashë ‘ku Arbana?’. Nuk e dija, prisja që sikur nga televizori të të shikonim. Nuk ndodhi. Zhgënjimi i parë i mirë. Kam hyrë për 2-3 javë jo më shumë, duke ditur tipin si jam. Plus shumë klaustrofobik”, tha Vis Pupa.
Më pas ish-banori u shpreh se nuk kishte gjë reale dhe shumë aktrime. Ai tha se nuk është formati i tij. Aktori i njohur shtoi se një nga sfidat e tij ishte të hynte vetja dhe të dilte vetja.
Ndërsa sa u përket banorëve, aktori i njohur u shpreh se ka “parë njerëz që kanë shansin e jetës të tregojnë kush janë dhe në këtë formë e kam menduar ta tregojnë, e nuk jam mërzitur më askënd. Mendoj që është loja që të nxjerrë anët më të këqija, nuk i vë faj askujt”.