Gjermani/ Plagosen disa persona në një qendër fitnesi, autorët ende në arrati

Disa persona mbetën të plagosur në qytetin gjerman të Dusburg pas sulmit me thikë në një qendër fitnesi.

Policia ka thënë se situata ende është e paqartë, ndërsa një operacion i madh po zhvillohet nga ata në të gjithë zonën.

Një zëdhënës policor e ka konfirmuar se operacioni është duke u kryer nga ekipi i tyre afërt Esen, dhe qytetarëve u është bërë thirrje që ta shmangin zonën e sulmit.

https://1e23ade92af3600e0d60281ed736d8fa.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html“Ne jemi në skenën e sulmit me përforcime”, ka thënë Policia e qytetit Esen.

Mediat gjermane kanë raportuar se dy autorët e sulmit, të cilët mbeten ende në arrati, i kanë therur me thikë personat që ndodheshin aty.

Arsyeja e sulmit ende nuk janë bërë të ditura, pasi autoritetet janë treguar të rezervuar me detajet.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.