“A ke turp”/ Prishi lojën e qeverisë, banorët kundër Kristit…

Gjatë javës, një zarf i bardhë hyri në shtëpi, i cili njoftoi banorët se ata duhet të krijonin qeverinë e Big Brother.

Pas fushatës, me shumicë votash Kristi u zgjodh President, Luizi kryeministër, Qetsori ministër i Brendshëm, Elvisi ministër i Jashtëm, Efi kryetare Parlamenti, ndërsa Kiara, Nita, Bledi dhe Keisi ishin popull.

Luizi nën cilësinë e kryeministrit mblodhi “kabinetin qeveritar” dhe miratuan ligjet që e shtëpisë si dhe ndëshkimet për çdo shkelje.

Për pikën 4 të ligjeve të miratura, e cila ndëshkonte një banor që fikte mikrofonin, u vendos 20 herë rrotullim me vrap të lehtë rreth pishinës, pastrim korridoresh, dënim me thyerje vezë në kokë si dhe burg nga 2 deri në 4 orë.

Luizi ngriti një kurth ndaj Kristit, duke i fikur atij mikrofonin, që tu ndëshkonte nga Vëllai i Madh.

Ligjet e vendosura nga qeveria, u shoqëruan me debate të shumta gjatë gjithë javës, ndërsa momenti më kulminant, ishte kur Efi theu dy kokrra vezë në kokën e Kristit.

Ky i fundit reagoi ashpër dhe e cilësoi veprimin e Efit si dhunë fizike. Ai madje u shpreh se qeveria nxit vetëm dhunë dhe se shprehet vetëm me fjalë ofenduese e banale.

Kundër Kristit u kthyen thuajse të gjithë, në momentin që Vëllai i Madh shfuqizoi qeverinë, me argumentin se u keqpërdor pushteti.

Banorët u shprehën se ata po kënaqeshin dhe se për faj të Kritit, Big Brother shfuqizoi qeverinë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.