Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka uruar besimtarët ortodoksë. Në një status në “Facebook”, Meta uron më shumë shëndet e gëzime në familjet e besimtarëve ortodoksë.
STATUSI
KRISHTI U NGJALL! VËRTET U NGJALL!
Gëzuar Pashkën e Madhe të gjithë besimtarëve ortodoksë, me shumë shëndet, mbarësi dhe gëzime në familje!
Drita që kurrë nuk perëndon e kësaj Feste të Shenjtë, le të na ndriçojë mendjet, të na ngrohë zemrat dhe të ndezë shpresën për ditët më të mira, që shumë shpejt do të vijnë!