Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çeli fushatën zgjedhore ditën e sotme nga stadium “Air Albania” në kryeqytet.
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë u bënë bashkë në këtë çelje fushate me Sali Berishën dhe Ilir Metën në krye të tyre.
Por një moment pikant është fiksuar nga kamerat, teksa dielli shqetësonte ish-kryeministrin Sali Berisha, ishte truproja e tij që mendoi edhe për këtë.
Ai i vë pankartën e koalicionit përpara që dielli mos i binte në fytyrë.