Një ngjarje makabre ka tronditur Pejën ditën e sotme. Mediet në Kosovë shkruajnë se në lagjen Kapeshnicë, raportohet se djali ka vrarë nënën e tij.
Por ngjarja tragjike ka vijuar më tej, ku Urim Hyseni pasi i ka prerë kokën nënës së tij, ka pirë gjakun e saj. Autori i masakrës në familjen kosovare kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania për vizitë dhe pas disa ditësh do të kthehej sërish.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova..
Më tej ai bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.