Një 67-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleks Buda” në Tiranë.
I moshuari me inicialet S. Ç., sipas uniformave blu, ka marrë lëndime në kokë dhe nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra.
“Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën”-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.