Teksa banorët po ngacmonin mbrëmë Nita Latifin dhe Bledi Manen për një lidhje të mundshme, ky i fundit u çua dhe puthi në ballë këngëtaren.
“Kështu nisin dashuritë e mëdha”, tha gazetari i njohur pasi puthi Nitën dhe u largua.
Por këtë moment nuk lanë pa e komentuar banorët që ishin jashtë dhe e panë këtë skenë. Qetsori Ferrunaj dhe Luiz Ejlli nisën menjëherë duke hedhur batuta.