Një ngjarje e rëndë tronditi Tiranën ditën e sotme, pasi Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tij, Migena Sinani në Shkozë.
Në lidhje me ngjarjen kanë folur dhe fqinjët e familjes Sinani, të cilët thonë se 43-vjeçari punonte në gomisteri dhe se nuk shkaktonte probleme në lagje, edhe pse vuante nga depresioni. Sipas tyre, ai ka pësuar një tronditje gjatë kohës që ka qenë ushtar dhe për këtë merrte mjekime.
Pasi vrau kunatën, Roland Sinani u gjet i vrarë në oborrin e banesës, ndërsa pistoleta e krimit u gjet larg tij.