Kryeministri Edi Rama në një prenoncim për mediat, pas mbledhjes së Kryesisë së PS, ka deklaruar se pagat e mësuesve, pedagogëve, infermierëve dhe zjarrfikësve do të rriten.
Para mediave, Rama tha se infermierët do marrin pagë bazë 87 mijë lekë, ndërsa zjarrfikësit 80 mijë lekë.
“Detyra jonë është t’i japim shqiptarëve maksimumin. Pagave e mësuesve të arsimit të mesëm do të shkojë mbi 1 mln lekë të vjetra. Të gjitha këto janë shifra bazë, pastaj vjetërsia e punës, bëjnë që gjerat të jenë më mirë. Është koha për një rritje të konsiderueshme pedagogëve me 20% rritje, ata mund të shkojnë deri në 30% se janë autonom.Infermierët do të kapin një bazë prej 87 mijë lekësh dhe kjo bazë shkon edhe përtej sipas pozicioneve në punë. Pagat për FA do t’i vazhdojmë ti rrisim dhe për zjarrfikësit. Një hap i parë do të jetë tani me mësuesit me sigurinë dhe me mjekët e infermieret dhe për të gjithë të tjerët do të jetë pasi parlamenti të kalojë projektligjin që miratuam dhe hapi tjetër”-tha Rama.