Ka nisur seanca gjyqësore ndaj Svetlana Timofeevas në Gjyqin e Elbasanit.
Për shkak të refuzimit të vetë Timofeevas dhe për shkaqe të tjera prokuroria i ka kërkuar gjykatës të mos lejojë ekstradimin e shtetases ruse. Prokuroria arsyeton se shkaqet e mësipërme e bëjnë të besojë në mosrespektimin e të drejtave të saj në Rusi.
Për këtë arsye prokuroria i kërkon gjykatës që Svetlana Timofeeva të mos ekstradohet.
Ndërkohë ka folur për herë të parë Svetlana Timofeeva, e cila ka kërkuar që të refuzohet kërkesa e Rusisë dhe ajo të qëndrojë në
“Kërkesa e vendit tim duhet refuzuar. Kam bërë kërkesë si azil-kërkuese në Shqipëri dhe kjo kërkese e imja po shqyrtohet. Dua te qëndroj në Shqipëri dhe të mos më dërgoni në Rusi“- ka thënë ajo para Gjykatës.
Gjykata e Elbasanit do të japë vendimin më 13 prill ora 9:00.
Pritet që beteja ligjore në Shqipëri të vijojë pasi 33-vjeçarja nuk pranon ekstradimin në vendin e saj i cili e akuzon për marrje në mënyrë të jashtëligjshme të informacioneve që përbëjnë sekret shtetëror.