E rëndë në Vlorë/ Sherri në familje, dy vëllezërit përplasin me makinë burrin e motrës së tyre

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Vlorë, ku dy vëllezër kanë përplasur me makinë burrin e motrës së tyre. Dyshohet se pas konfliktit të motrës me bashkëshortin e vet, dy vëllezërit i kanë ardhur në mbrojtje asaj dhe kanë vendosur ta zgjidhin në mënyrë të dhunshme.

D, 34 vjeç dhe B. D, 37 vjeç kanë marrë makinën dhe kanë goditur 38-vjeçarin A.M, pas konfliktit familjar. Mësohet se A.M ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.