Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kamzë. Paraprakisht bëhet me dije se në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij.
Si pasojë ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ka shoqëruar autorin, ndërsa po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak: Më datë 30.03.2023, në Paskuqan, në shkollën “Jashar Hoxha”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle, dhe gjatë konfliktit një 15-vjeçar, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.