Gazetari investigativ Artan Hoxha ka mbërritur në tokën e “të paekstradueshmëve”. Këmbëzbathur e i veshur me të bardha, ai ka pozuar në shkretëtirë duke ndarë edhe bisedën që ka pasur me një prej “çunave të Dubait”, ndryshe personazhe të botës së krimit në Shqipëri. Ai shkruan se i ka parë ‘live’ pasi në Shqipëri, qarkullojnë ende foto të tyre të vjetra dhe bardhë e zi.
““Pas gjurmeve”…. Duke ndjekur gjurmet neper shkretetiren e Gadishullit Arabik, te shfaqen si mirazh tej ne horizont, kullat me te larta ne bote, qe gervishin qiellin e Dubait… Me pyeti nje nga “çunat” e paekstradueshem ne Europe: Ke nje jave qe sillesh verdalle, si po të duket Dubai?! Ja arrita dites,-i thashe,- t’i shoh origjinalet me ngjyra, madje ne 3D, se ne Shqiperi, u kemi vetem me foto bardhezi, madje dhe ato kur keni qene në 8-vjeçare….,”-shkruan Artan Hoxha.