Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar mesditën e sotme në vendin tonë.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një automjet tip “Golf” me targa AA 045 SJ, ka rënë në kanal në rrugën e varrezave në Kavajë, si pasojë ka humbur jetën shoferja e automjetit.
Bëhet me dije se si pasojë e aksidentit ka mbetur e vdekur shtetësja Rovena Cara 30 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.