Një punonjës ka ndërruar jetë pas aksidentit në punë në një qendër tregtare në Tiranë.
Punonjës shtë dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.
Ai është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Paraditen e sotme, në ambientet e jashtme të një qendre tregtare, dyshohet se shtetasi L. D., 32 vjeç, punonjës i kësaj qendre tregtare, është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet pune (pirun) që drejtohej nga shtetasi E. D., 61 vjeç.
Shtetasi L. D. është dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas disa orësh ka ndërruar jetë, për shkak të plagëve të marra.
Shtetasi E. D. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.