Mal i Zi/ Shqiptarët nisin festimet në Tuz, Nik Gjeloshaj konfirmon fitoren

Nik Gjeloshaj është drejt rikonfirmimit në detyrë për herë të dytë si kryetar i komunës së Tuzit në Mal të Zi.

Koalicioni i shqiptarëve i udhëhequr prej Alternativa Shqiptare dyket se ka marrë shumicën e votave në Tuz.

Nik Gjeloshaj ka shpallur fitoren dhe ka deklaruar se koalicioni shqiptar ka marrë 18 mandate.

Faleminderit të gjithë votuesve që sot kanë dalë në mënyrë demokratike, kanë shprehur vullnetin e tyre dhe kanë treguar se malësia do bashkim, do zhvillim. Shqiptarët vazhdojnë të qeverisin. Kemi qeverisur mirë, kjo është nota më e mirë që na kanë dhënë qytetarët e malësisë, falenderojmë të gjithë ata që na kanë përkrahur, falenderojmë diasporën, falenderojmë gjithë shqiptarët kudo që janë për mbështetjen që na kanë dhënë, edhe kësaj here i kemi bashkuar shqiptarët kudo që janë. Fitorja absolute është përgjegjësi më e madhe për ne për t’u munduar edhe më shumë 4 vitet e ardhshme”, tha Nik Gjeloshaj për mediat shqiptare.

Pas kësaj fitoreje që konsiderohet absolute, shqiptarët në Tuz kanë dalë nëpër rrugët e qytetit duke festuar me flamuj kuq e zi.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.