“Do ta marr vajzën në kuti, të copëtuar”, flet babai i 28-vjeçares së zhdukur në Larisa

Një 28-vjeçare është zhdukur pas përplasjes së dy trenave në Larisa të Greqisë, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së martës.

Babai i saj ka deklaruar ka humbur çdo shpresë për gjetjen e të bijës dhe thjesht po pret ta marrë atë në një kuti të copëtuar, shkruan Protothema.

“Nuk ka asnjë përditësim, jemi në pritje. Kam hequr dorë nga shpresa për ta gjetur të gjallë. Ne dhamë mostra të ADN-së dhe tani presim të na thërrasë policia. Nuk ja uroj as armikut tim më të keq këtë ndjesi”, u shpreh i ati i saj.

28-vjeçarja Elpida studionte në degën e Inxhinierisë së Ndërtimit në Patra dhe me provime kualifikuese kishte kaluar në degën e Arkitekturës në Selanik.

Përplasja e trenave ka shkaktuar 57 viktima, ndër to edhe një shtetas shqiptar. Për shkak të aksidentit tragjik, punonjësit e sektorit hekurudhor në Greqi do të mbajnë sot një tjetër grevë 24 orëshe.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.