Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e Etleva Kurtit, e cila u gjet e vrarë në banesën e saj. Bëhet me dije se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje. Etleva është motra e Vladimir Kurtit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Agim Buçit në një market në vitin 2018.
Kjo është pista që po verifikon për momentin policia por nuk përjashton as konfliktet e tjera që vëllai i 31 vjeçares ka pasur më herët edhe me persona të tjerë.