Motra e reperit Sin Boy, Elena Geka ka bërë një deklaratë pas lajmeve, ku thuhet se reperi shqiptar ka ndërruar jetë.
Elena nuk sqaroi nëse lajmi ishte i vërtetë apo ishin thashetheme. Në emisionin “Hello”, motra e tij tha: “Do të kërkoja shumë që të respektoni heshtjen tonë. E kuptojmë që ti e do shumë vëllanë tim, por ne nuk jemi ende gati të flasim. Dua të falënderoj të gjithë për interesimin e tyre”.
Kujtojmë që lajmet për vdekjen e reperit nisën me një foto që qarkulloi në rrjetet sociale, ku Sin Boy ndodhet në një ambulancë. Disa shkruajtën se ky imazh i veçantë ishte dëshmi se reperi vdiq nga mbidoza e drogës në Kosovë.