Më shumë se shokë? Shoferi i kazinosë pasi u shoqërua në polici: Nuk kam pasur asnjë lidhje me Joy-n

Shoferi i kazinosë, ku punonte 22-vjeçarja keniane, Joy ka mohuar të ketë pasur lidhje me të.

Para efektivëve Rodi Barçi, mohoi të ketë pasur lidhje me 22-vjeçaren apo ndonjë konflikt të mundshëm.

Ditën e sotme, efektivët e Komisariatit Numër 1 shoqëruan Barçi për ta marrë në pyetje, në lidhje me çështjen e Joy Ayokos, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe si pasojë ndërroi jetë. Me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës së Tiranës janë kryer kontrolle në banesën e shoferit.


Nga burime të grupit hetimor mësohet se po me urdhër prokurorie, pak ditë më parë janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë me të cilët vajza 22-vjeçare punonte në kazino. Ata janë konsideruar si persona që mund të kenë djeni për rrethanat e ngjarjes janë marrë një pjesë e stafit dhe drejtues të kazinosë ku janë verifikuar edhe procedurat e ndjekura për punësimin e kenianes.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.