Drejtuesit e shkollës ‘Kongresi i Manastirit’ kanë reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur mes disa nxënësve të kësaj shkolle të cilat janë konflifktuar mes tyre. Sipas drejtuesve të shkollës, ngjarja ka ndodhur më 15 shkurt, në vendin e quajtur ‘Pallati Dilo’ rreth një kilometër larg shkollës, pra jo në ambientet e shkollës.
Megjithatë bëhet me dije, se shkolla i ka kërkuar nga policia e shtetit që ta hetojë dhe të marrë masa për atë që ka ndodhur. Sipas drejtuesve, asnjë nga vajzat nuk e ka raportuar askund ngjarjen, as tek prindërit e tyre, megjithatë shkolla ka vënë në dijeni prindërit nga strukturat e shkollës dhe ata janë paraqitur menjëherë në shkollë me fëmijët e tyre.
‘Sot në orën 14:45 nga rrjetet sociale jemi vënë në dijeni të një ngjarjeje të rëndë, e cila demonstrohet nëpërmjet një videoje, ku disa vajza dhunojnë njëra-tjetrën.
Në përshkrimin e lajmit të dalë në disa media thuhet se kjo ngjarje ka ndodhur në mjediset e shkollës sonë, “Kongresi i Manastirit”.