Nisja e seancës plenarë është shoqëruar dhe ditën e sotme me debate të ashpra jashtë ambienteve të Kuvendit.
Deputetët të cilët janë përjashtuar nga Komisioni i Etikës, kanë tentuar dhe ditën e sotme të hynë me forcë në sallën e Kuvendit, teksa garda ka krijuar korridor për të mos i lejuar të hyjnë.
Mes deputetëve të përjashtuar, janë edhe Sali Berisha, Flamur Noka, Edmon Spaho, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi. Ndërkohë, deputetë dhe mbështetës të opozitës janë zhvendosur nga selia blu drejt Parlamentit, pasi paralelisht me seancën do të zhvillohet edhe protesta e opozitës sërish jashtë Kuvendit.
“Të të vij turp, t’i the ka mbaruar Mbledhja e Byrosë. Turq që gënjeni. Turp t’ju vijë. Nuk jeni Gardë por bashibuzukë. Më kape me dorë ti, ca jam unë, kush je ti që do na fusësh një nga një. Nuk të bën përshtypje ty që nuk del asnjë nga Kuvendi se nuk ua mban?! Të lutem shumë, hape derën, se nuk kam qejf të më prekë me dorë.”- janë dëgjaur të thonë deputetët e PD-së, të cilët janë përjashtuar.