“Motrat, 4 nepërkat”, vëllai: E laja e shpëlaja mamin! Ato bëheshin xheloze edhe më bullizonin

Gëzimi është djali i vetëm mes 4 motrave i cili ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” më të voglën,  Verën. Në insertin prezantues të rubrikës së “E diela shqiptare” në Tv Klan, Gëzimi i akuzon motrat për sjellje të pahijshme dhe arrin deri aty sa t’i quajë nepërka.

Gëzim: Në shtëpinë time ku kam lindur dhe kam jetuar për një  kohë të gjatë gjithmonë kam qëndruar me mamin. E kam larë, e kam shpëlarë, kam bërë pazarin, i kam gatuar, i  kam bërë të gjitha. Ajo ishte  për mua Perëndia. Motrat e mia bëheshin xheloze dhe më bullizonin dhe bënin gjëra të turpshme. Kam marrë avionin prej Amerike. Për çfarë? Vetëm për këto gjëra. Motrat, nepërkat! 4 nepërkat!

Ndërsa hyn në studio, Gëzimi ia plas të qarit pa mundur as të përshëndesë.

Gëzim: Më falni, nuk mund të flas. Kam 30 vjet që qaj, nuk më dëgjon njeri. Vetëm zonja Çobani më ka ndihmuar, më ka ndihmuar për të drejtën time!

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.